Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në sigurimin e mjedisit jetësor të shëndetshëm dhe të pastër me kushte cilësore për jetë për të gjithë qytetarët.

Në Komunën e Prilepit ishte lëshuar në përdorim impianti më i madh për trajtimin e ujërave të zeza e cila përfshin afër 95.000 qytetarë.

Stacioni i impiantit në Prilep do t’i trajtojë dhe pastrojë ujërat e zeza, me mundësi që nga ujërat e zeza të prodhojë biogas. Ujti i pastruar do të kthehet në lumin e qytetit. Në këtë mënyrë mbrohet dhe zhvillohet mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve. Qytetarët e Prilepit do të mund të konsumojnë ushqim të pastër, e ujitur me ujë të pastër, dhe e mirëmbajtur me mjedis të pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Projekti për Stacionin e impantit është vetëm një pjesë e projekteve të financuara nga IPA Programi dhe është vërtetim për përfitimin e Maqedonisë nga proceset euro-integruese e cila mundëson hapjen e fondeve të reja dhe linja zhvillimore për financimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve.

Pas Strumicës dhe Kërçovës, ky është stacioni i tretë i impiantit të ujërave të zeza, kurse do të vazhdojë në ndërtimin e stacioneve të reja në Tetovë, Manastir, Koçan, dhe komunat tjera të vendit.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të punojë në interes të qytetarëve dhe vazhdon në zbatimin e masave që mundësojnë mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër, investime të reja kapitale dhe kualitet më të madh për jetesë për të gjithë qytetarët.