LSDM: Raporti më pozitiv është mirënjohje për suksesin e reformave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim të pastër, të pakushtëzuar për fillim të negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Rritja ekonomike, rritja e pagës minimale, implementimi i reformave në gjyqësi konform standardeve ndërkombëtare dhe praktike, rezultatet e dukshme në luftën kundër korrupsionit, reformat në shërbimet e sigurisë, transparenca në administratën publike, liria e shprehjes dhe mediave, janë vetëm një pjesë e sukseseve të cilat janë notuar në Raportin më pozitiv të KE-së për vendin tonë.

Raporti i KE-së është dëshmi për suksesin e politikave dhe proceseve reformuese të Qeverisë të paraparë nga LSDM të cilat sjellin jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull në rajon në sjelljen e vendimeve të guximshme për të cilën shteti shënon progres dhe integrime.

Mbetemi të angazhuar të vazhdojmë përpara drejt rrugës euroatlantike.

I realizojmë interesat strategjike dhe kombëtare, ndërtojmë shtet evropian e cila ushqen koncept të shoqërisë fer që ofron shans të barabartë për të gjithë.

Qendra për komunikim me opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë