LSDM: Rritja e BPV-së dhe ulja e papunësisë dëshmojnë se ekonomia po lëvizë në drejtim të mirë

“Parametrat e shumta ekonomikë e dëshmojnë suksesin e masave dhe politikave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja. Ekonomia po lëvizë në drejtim të mirë. Konfirmim për këtë është rritja e bruto prodhimit vendor prej 3,7 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018.

Marketing

Në periudhën e njëjtë, shkalla e papunësisë është ulur më 19,4 për qind që është minimum historik. Vetëm vitin e kaluar janë hapur 26.000 vendet të reja pune të paguara mirë, ndërsa janë vërejtur edhe vlerë rekorde e investimeve të huaja prej 624,5 milionë euro.

Këto nuk janë vetëm numra të thjeshtë. Këto janë rezultate konkrete, këto janë vende të reja pune, më shumë para dhe standard më të lartë të jetesës për qytetarët.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që qëndrueshme cilësore ekonomike që sigurojnë vende të reja pune, paga më të mëdha dhe më shumë para për qytetarët”, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime me opinionin.

Marketing