Nga partia në pushtet LSDM deklarojnë se të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistika tregojnë rritje të ekonomisë, rritje të prodhimeve vendore për tre mujorin e parë të vitit 2019 prej 4.1 për qind.

“Rritja e ekonomisë është tregues direkt i ndryshimit të madh të qeverisjes së ekonomisë familjare e uhdëhequr nga Qeveria LSDM-së dhe sundimi shtypës të OBRM-PDUKM-së”.

Nga atje thonë se në vitin 2017, gjatë sundimit të OBRM-PDUKM-së, BPV-ja ishte minus 1.8 për qind.

“Rritja e ekonomisë dhe BPV-së është dëshmi e politikës ekonomike të suksesshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe mohojnë të gjitha të pakuptimtat e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit”, deklarojnë nga LSDM.