LSDM -së nuk i intereson shëndeti publik, por vetëm zgjedhjet

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave dhe distanca prej dy metra informon TetovaSot . Sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski tha se edhe kampanja zgjedhore do të jetë pa masovitet dhe respektim i masave për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ai tha se kampanja do të fillojë kur të jetë gjithçka nën kontrollë sa i përketë koronavirusit ndërsa zvogëlimi i numrit të infektuarve të rinj dhe rritja drastike e numrit të pacientëve të shëruar Nikollovski tha se çon tek kjo , përcjellë TetovaSot

Marketing

“Fakt është se mbajtja e distancës ,largësia prej dy metra dhe përdorimi i maskave do të jetë e përditshme edhe më tej.Këto do të jenë masat që do të jenë pjesë e aktiviteteve të përgjithshme përfshirë edhe ato partiake ,shtetërore dhe ato do të jenë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve..
Kjo do të thotë edhe në kontekst të procesit zgjedhorë i imponuar për shkak të koronavirusit dhe vënies në kontrollë dhe pas zvogëlimit të të infektuarve të rinj dhe rritjes së numrit të të shëruarve shkojnë në këtë normalitet të përgjithshëm dhe gjithësesi edhe distanca ,mbajtja e maskave do të jenë pjesë e këtij procesi të përgjithshëm , përfshirë edhe procesin zgjedhorë.
Gjithësesi duke respektuar gjitha rregullat ne du tu ikim dhe nuk do të ketë tubime masovike , dhe më shumë do të shfrytëzohen komunikimet digjitale dhe format tjera elektronike përfshirë edhe kampanjën në fushatën që vjen u shpreh Nikollovski .

Zgjedhjet që duhej të mbaheshin më 12 Prill ishin anuluar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme më 18 Mars.