LSDM: Siljanovska duhet të përgjigjet, bashkëshorti i saj ka blerë shtëpi nga shteti kur ajo ishte ministre

Siljanovska duhet të japë përgjigje, si pikërisht bashkëshorti i saj ka blerë shtëpi nga shteti derisa ajo ka qenë ministre në Qeveri.

Marketing

Informatat e publikuara publikisht dhe dokumente të kapshme tregojnë se në kohën derisa kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska ka qenë ministre në Qeveri, bashkëshorti i saj nga shteti ka blerë shtëpi prej mbi 100 metër katrorë në qendër të Shkupit.

Siljanovska qytetarëve duhet t’u japë përgjigje si dhe në çfarë mënyre pikërisht bashkëshorti i saj nga shteti ka blerë shtëpi derisa ajo ka qenë ministre.

Cili ka qenë roli i saj në shit-blerjen të hapësirës banesore në lokacionin atraktiv në Shkup?

Pas rastit me biznesin me fri-shop të bashkëshortit të saj, ky është edhe një rast të dyshimit të bazuar për nepotizëm dhe përplasje të interesave në të cilin është përzier Gordana Siljanovska.

Qytetarët nuk do të lejojnë dikush që e ka keqpërdorë pozitën zyrtare të qëndrojë në krye të shtetit dhe për këtë më 5 maj qytetarët do të zgjedhin president të vërtetë i cili do të punojë në interes të tyre, qytetarët do ta zgjedhin Stevo Pendarovskin prë president të ri të shtetit.

QENDRA PËR KOMUNIKIME ME OPINIONIN E LIDHJES SOCIALDEMOKRATE TË MAQEDONISË

Marketing