LSDM: Siljanovska nuk e di sa ushtarë ka armata, ndërsa dëshiron të bëhet komandante supreme

Qytetarët nuk do të lejojnë president i cili ikë nga opinioni dhe që nuk e di se sa ushtarë i ka armata, prandaj masivisht do ta mbështesin Stevon dhe konceptin e tij që çon përpara.
Kandidatja e Hristian Mickoskit, Gordana Siljanovska tregoi padituri për tema kryesore të cilat janë në kompetencë të presidentit të shtetit.

Marketing

Siljanovska nuk e di sa ushtarë i ka në dispozicion armata, ndërsa dëshiron të bëhet komandante supreme e forcave të armatosura.

Përveç mungesës së njohurive të përgjithshme, Siljanovska demonstroi edhe diskriminim ndaj gazetarëve dhe mediave. Siljanovska njëjtë sikurse Nikolla Gruevski është duke i ikur ballafaqimit me opinionin dhe diskriminoi gazetarë dhe media.

Gordana Siljanovska nuk i respekton qytetarët, nuk e respekton opinionin, i diskriminon mediat dhe gazetarët.

Është e palejueshme që si kandidate të mos i dijë disa çështje kryesore lidhur me sigurinë, është papërgjegjësi të ikë nga ballafaqimi me opinionin.

Qytetarët nuk do të lejojnë dikë që ikë nga gazetarët i cili nuk e di se sa ushtarë i ka armata të jetë president i shtetit.

Prandaj të dielën dhe më pas më 5 maj, qytetarët do t’i japin mbështetje presidentit të vërtetë, komandantit të vërtetë suprem i cili në mënyrë dinjitoze do ta prezentojë shtetin dhe interesat e saj.

Qytetarët do të ndalen për konceptin e Stevo Pendarovskit i cili çon drejt zhvillimit, progresit dhe integrimit në BE dhe në NATO.