LSDM: Sot është dita e Mickoskit dhe gënjeshtrave të tij!

LSDM ka lëshuar një komunikatë ku vlerëson se dita e sotme është dita e Hristian Mickoskit dhe gënjeshtrave të tij. Sipas partisë në pushtet, në mungesë të programit, planit, idesë dhe vizionit Hrisitian Micskoski veprimet e tij barazohen me lajme të rreme, shkatërrimin dhe bllokimin e ardhmërisë së shtetit dhe qytetarëve.

Marketing

“Në detin e të pavërtetave dhe gënjeshtrave të plasuara nga Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE mund të veçohen: Mickoski ka gënjyer se nuk ka qenë asistent i babait të tij profesor, u konfirmua e kundërta. Hrisitian Micskoski ka gënjyer se nuk ka marrë para për angazhimi e tij si këshilltar i Nikolla Gruevskit, përndryshe mentor i tij.

U konfirmua se angazhimi si këshilltar i Nikolla Gruevskit, u ka kushtuar qytetarëve rreth 2 milionë denarë. Mickoski ka gënjyer edhe për biznesin me hidrocentralet dhe tokën që e ka marrë nga qeveria e Nikolla Gruevskit, pikërisht në kohën kur ka qenë këshilltar i Gruveskit.

Mes të fundit është gënjeshtra e Mickoskit se partia e tij ka parashtruar amendamente deri te Ministria e Drejtësisë në formë letre, që ka treguar se është plotësisht e pavërtetë. Ai është Hrisitian Mickoski, gënjeshtra, shkatërrime dhe asgjë tjetër.

Urime 1 prillin, ditën e Mickoskit dhe gënjeshtrave të tij”, theksohet në komunikatën e Qendrës për Komunikim me Opinionin të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Marketing