LSDM sot shqyrton hapat e mëtejmë pas mos marrjes së datës për negociata me BE-në

Partia më e madhe në pushtet, LSDM, në Ohër, sot do të mbledh Këshillin Qendror ku do të dikustohet për vendimet që do të pasojnë pas njoftimit se data për negociata me BE-në mund të ndahet gjatë muajve të vjeshtës. Sipas burimeve, tani më nga loja është përjashtuar opsioni i organizimit të zgjedhjeve të parakohshme. Kjo, për shkak se megjithatë, ndonëse jo në qershor, por brenda vitit, Maqedonia e Veriut, do të merr datën për fillim të bisedimeve me BE-në.

Marketing

Në kombinim vazhdojnë të mbeten disa opsione të tjera nga ata që ka paralajmëruar kreu i kësaj partie, e të cilat i përsëriti edhe pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkes.

Në mbledhjen e sotme mund të vendoset për rikonstruim të Qeverisë, por edhe për kthim të mandatit të vetë kryeministrit dhe zgjedhje të një Qeverie krejtësisht të re.

Marketing