Lidhja Social Demokrate (LSDM) sot pritet të vendos se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen në pako me ato presidenciale.

Në rast se do të ketë dritë jeshile, atëherë më 5 maj qytetarët do të votojnë edhe për presidentin në raundin e dytë edhe për përbërje të re parlamentare. Kërkesën e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare e ka bërë VMRO-DPMNE, por edhe partitë shqiptare të opozitës.

LSDM sot pasdite ka thirur mbledhjen e këshillit ekzekutiv, ku do të jepet vendimi final. Mirëpo sipas Telma, kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev paraprakisht do të zhvillojë takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së LSDM kanë dominuar dy zërat, ata që janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me presidencialet dhe ata që janë kundër.

Një pjesë e madhe e anëtarëve ku bën pjesë edhe vetë lideri i LSDM-së, vlerësojnë se mbajtja e zgjedhjeve të dyfishta do të dëmtonte procesin reformues dhe integrues të vendit, ndërsa do të shkonte në interes të partisë, pasi llogarisin se mund të dalin fitues në ato zgjedhje.