LSDM sot vendos për emrin e kryeministrit teknik

Emri i kryeministrit teknik pritet të dihet sot,në mbledhjen e Bordit Qendror të LSDM-së,ndërkaq paraprakisht do të mblidhet edhe Bordi Ekzekutiv.Gjithasjtu partia duhet të vendos edhe për emrin i cili do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Oliver Spasovski është emri më i përfolur për kryeministër teknik.
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja akoma nuk ka vendosur për emrat që do udhëheqin me resorin e Punës dhe politikës sociale dhe Policinë në 100 ditët e Qeverisë teknike.Mbrëmë sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare VMRO DPMNE, Igor Janushev, në një konferencë për shtyp tha se kanë autorizuar kryetarin e saj, Hristian Mickoskin, për të zhvilluar bisedimet për kandidatët e VMRO DPMNE-së për ministrat e ardhshëm apo ministrat plotësues lidhur me qeverinë teknike të 3 janarit.
Përveç ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punës dhe politikës sociale, sipas Ligjit për Qeverinë opozita propozon edhe zëvendësministra plotësues në Financa, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike.

Marketing
Marketing