LSDM sot vendos për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Këshilli Qendror i LSDM-së, sot pasdite duhet të vendosë për fillimin e procedurës për nominimin e kandidatëve presidencialë dhe për mundësinë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Marketing

Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë deklaroi se debati për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i hapur, dhe se sot do të mbahet seancë e Këshillit Qendror të LSDM-së ku mund të sillet vendim, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që vendim të sillet edhe pas disa ditëve.

Marketing