LSDM: Spastrimi i gjyqësorit është prioriteti i parë i Aksionit 21

Partia e Kryeministrit Zoran Zaev, Lidhja Socialdemokrate, përmes një kumetese me shkrim pohon se “pastrimi i gjyqësorit është prioriteti i parë i kornizës së re strategjike “Aksioni 21” me të cilin Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vendos standardet evropiane në vendin tonë, e sjell Evropën në vend”.

Marketing

Më tej shtojnë se reformat e thella dhe thelbësore në gjyqësor, përmes spastrimit efikas dhe objektiv të gjyqësorit dhe prokurorisë, po hyjnë në finalet e tyre.

“Ligji për prokurorinë publike, i miratuar pavarësisht nga pengesat e opozitës, siguron vazhdimin e çështjeve me korrupsion të lartë. Zyrtarë të lartë, ministra, tashmë janë duke vuajtur dënimet me burg për krime të rënda. Modeli për pastrimin e gjyqësorit është në fazën e tij të fundit, sipas të cilit të gjithë gjyqtarët do të vlerësohen për mënyrën se si kanë zhvilluar procedurat, si kanë paraqitur provat dhe dëgjuar dëshmitarët, dhe veçanërisht për mënyrën se si kanë trajtuar çështje që janë vjetëruar”, shkruajnë nga LSDM.

Sipas tyre, ky aktivitet përfshin kontrollimin e pasurisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Në fillim të vitit të ardhshëm, më së voni në pranverë, pritet të fillojë monitorimi nga BE i çështjeve gjyqësore të profilit të lartë, rreth 50 çështje në vit, në të cilat do të marrin pjesë ekspertë të huaj dhe ekspertë vendas të angazhuar nga BE-ja dhe OSBE-ja.Derisa Mickoski qëndron në mbrojtjen e krimit, LSDM po punon me shpejtësi në inkorporimin e standardeve evropiane në vend, duke ndërtuar një shtet të fortë dhe të pavarur të ligjit dhe sundim joselektiv të drejtësisë”, thuhet në kumtesë.

Marketing