LSDM: Tentimet e VMRO-së për ta bllokuar Kuvendin, të rrezikshme

Tentimet dëshpëruese të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së për ta bllokuar punën e Kuvendit në kushte të pandemisë botërore serioze të koronavirusit është sjellje e rrezikshme, e dëmshme, e papërgjegjshme dhe e turpshme.

Marketing

Mospasjen e qëndrimit, masës ose politikës personale, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja duan ta kompensojnë me atë që do të shkaktojnë dëm tek qytetarët, në kohën kur u nevojitet ndihmë nga shteti.

Prandaj pa turp tentojnë të bllokojnë sjelljen e ligjeve të rëndësishme mes të cilëve edhe të ato për vauçerët prej 6.000 denarëve, për ndihmë të pensionistëve, prindërve kryefamiljarë, artistëve të lirë dhe punonjësve të filmit, si dhe masat për ndihmë të vreshatrëve.

Mickoski dhe dëshpërimi dhe nervoza kulminojnë në VMRO-DPMNE pasi opinioni mësoi për guximin e Mickoskit për qëllime dhe interesa të huaja, prandaj parashtrojnë mijëra amendamente jologjike përmes të cilave tentojnë ta bllokojnë Kuvendin.

Me ose pa VMRO-DPMNE-në, qytetarët do të marrin një Kuvend funksional kushtuar reformave të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët.

Qendra për komunikime me opinoinin e LSDM-së.

Marketing