LSDM: Ulëm shpenzimet për noterët dhe përmbaruesit

Me propozimin e Qeverisë janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Noteri, thonë nga LSDM, sipas të cilëve, ky ligj është një ndihmesë për qytetarët, sidomos ata të kategorive më të prekura, të cilët përballen me procedurat para noterëve dhe përmbaruesve.

Marketing

Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska-Vançeva, në pres konferencën e sotme potencoi se ndryshimet ligjore mundësojnë miratimin e normave të reja, përmes të cilave shfuqizohen tarifat e 16 procedurave noteriale dhe qytetarët që kanë borxhe për shërbimet komunale lirohen nga taksat dhe nga klauzula e kompensimit për vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë.
Çmimi i noterit do të jetë borxhi kryesor, por jo më shumë se 500 denarë.

Me këtë zbatohet edhe një tjetër masë kryesore e programit të LSDM-së, për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
Harxhimet që paguajnë qytetarët duhet të jenë të zvogëluara dhe të arsyeshme dhe LSDM do të vazhdojë me politikat korrekte që mundësojnë rritjen e buxhetit familjar dhe jetë më të mirë për të gjithë, potencoi Kaleska-Vançeva.