LSDM vendos nesër për zgjedhjet e parakohshme

Nesër do të mësohet nëse më 5 maj qytetarët do të votojnë edhe për president edhe për përbërje të re parlamentare. Partia më e madh në pushtet, LSDM për nesër pasdite ka thirur mbledhjen e këshillit ekzekutiv, i paralajmëruar shumë kohë më pare dhe prej ku pritet të del edhe vendimi nëse do të pranohet ose jo kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. Ky vendim pritej të meret dy javë më parë në mbledhjet e dy organeve më të larta partiake, por vendimi u shty për në mbledhjen e ardhëshme.

Nga partia e kryeministrit Zaev, por edhe vetë ai, thanë se në kryesi kanë dominuar dy zërat, ata që janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me presidencialet dhe ata që janë kundër. Një pjesë e madhe e anëtarëve ku bën pjesë edhe vetë lideri i LSDM-së, vlerësojnë se mbajtja e zgjedhjeve të dyfishta do të dëmtonte procesin reformues dhe integrues të vendit, ndërsa do të shkonte në interes të partisë, pasi llogarisin se mund të dalin fitues në ato zgjedhje.