LSDM: Vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk kanë qëndrim për çështjet kyçe

Partia më e madhe në pushtet, VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim thonë se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski ende nuk kanë qëndrim të qartë për çështjet kyçe me interes të madh për shtetin dhe qytetarët.

Marketing

Nga kjo parti shtojnë se kjo tregon sjeljen joserioze të VMRO-DPMNE-së ndaj qytetarëve por edhe ndaj shtetit.

“Tani kur referendumi do të ndodh, kur është siguruar antarësimi në NATO dhe BE me indentitet të pranuar maqedonas, Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë qëndrim. Ose janë për një ardhmëri të ndritur, përparim, antarësim në NATO dhe BE me identitet të pranuar maqedonas ose janë për joardhmëri, ngecje, izolim. Nëse janë për ardhmërinë e Maqedonisë në NATO dhe BE, duhet ti ftojnë anëtarët e VMRO-DPMNE-së të dalin në referendum dhe të zgjedhin ardhmërinë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Marketing