LSDM: VMRO dhe Mickovski nuk kanë qëndrim për çështjet kryesore

VMRO-DPMNE-ja dhe lideri i saj Hristian Mickovski nuk kanë qëndrim për çështjet kryesore, LSDM-ja dhe qytetarët sigurojnë të ardhme dhe anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE, kumton Qendra për informim e LSDM-së.

Marketing

“Përveç që janë të përkushtuar në kërkesën për amnisti për kriminalitetin e partisë dhe ish kryesisë, VMRO-DPMNE-ja nuk kanë qëndrim për çështjet kryesore të interesave kombëtare për qytetarët dhe për Maqedoninë.

Tani kur Maqedonia ka mundësi historike për përparim, anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të përforcuar, vetëm Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja ende nuk kanë dhënë sqarim rreth referendumit, dhe ende nuk deklarohen se për çka janë.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të dalin para qytetarëve dhe të deklarohen se për çka janë, a janë për të ardhme apo janë për kthimin në të kaluarën e zezë të kriminalitetit dhe izolimit.

LSDM-ja së bashku me subjektet politike dhe forcat progresive që janë në anën e së ardhmes, në anën e NATO-s dhe BE-së, do të mundësojë që vullneti i qytetarëve të jetë plotësisht i respektuar dhe i realizuar.

Në referendumin e 30 shtatorit, qytetarët do të zgjedhin të ardhmen e ndritshme, do të zgjedhin anëtarësimin në NATO dhe BE, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime të LSDM-së.