LSDM: VMRO-DPMNE e di se shumica dërrmuese e qytetarëve është PËR Maqedoni evropiane

Të kota janë trillimet dhe konstruksionet e partisë opozitare, qytetarët nuk do të lejojnë VMRO-DPMNE-ja dhe Hristian Mickoski nëpërmjet bojkotit të cilin e kanë organizuar në mënyrë aktive, me dhunë ta bllokojnë ardhmërinë e Maqedonisë.

Marketing

Qytetarët janë të përcaktuar për progres, integrim dhe zhvillim dhe për atë arsye të dielën në mënyrë masive do të dalin dhe do të votojnë PËR Maqedoni evropiane.

Institucionet kompetente janë në krye të detyrës dhe garantojnë organizimin e një referendumi të drejtë, të lirë dhe demokratik.

E drejta e votës është e garantuar dhe e pacenueshme dhe çfarëdo lloj presioni, nënçmimi dhe kërcënim mbi të drejtën për të votuar do të sanksionohet.

Siç afrohet data e referendumit, bëhet më e qartë se Mickoski dhe kryesia e VMRO-DPMNE-së nuk duan që Maqedonia të ketë sukses dhe punojnë kundër ardhmërisë së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Për fat të mirë, VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk janë ata të cilët vendosin. Ata mbeten të vetëm dhe të izoluar në të kaluarën e errët të krimit, korrupsionit, izolimit dhe pasigurisë,

Vendosin qytetarët të cilët do të dalin dhe do të votojnë më 30 shtator. Vendimin për ardhmërinë e sjell shumica dërrmuese e cila do të thotë PËR Maqedoni evropiane.

Marketing