Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili në konferencë për shtyp kërkoi dorëheqjen e disa prej ministrave në qeverinë e Zaevit. Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE-ja…

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili në konferencë për shtyp kërkoi dorëheqjen e disa prej ministrave në qeverinë e Zaevit.

Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE-ja është partia e vetme e cila nuk dëshiron të sheh përparim në Maqedoni dhe se duhet të kërkojnë falje nga qytetarët për 11 vitet që kanë qenë në pushtet.

“Maqedonia është në rrugën e vërtetë dhe kjo është pranuar edhe nga Evropa, vendet anëtare të BE-së. Derisa Maqedonia është në rrugën e vërtetë, e vetmja që nuk do ta pranojë është VMRO-DPMNE-ja. Ata duhet të shikohen në pasqyrë dhe të gjejnë fajtorin për 11 vitet që larguan vendin nga rruga evropiane”, thonë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se koha e dështimeve në Maqedoni ka përfunduar dhe se shteti po ecë përpara.