LSDM si parti përgjegjëse dhe shtetëformuese mbeti konsistente dhe i mbështeti ndryshimet e dakorduara të ligjeve të nevojshme me çka u tejkaluan të gjitha pengesat për organizimin dhe mbajtjen e referendumit ku qytetarët do të vendosin për Marrëveshjen me Greqinë, thuhet në kumtesën e LSDm-së për mediat.

Shumica parlamentare, shtohet më tej, së bashku me opozitën i votuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ligjit për Qeveri dhe Ligjit për financimin e partive politike. Me ndryshimet e miratuara zbatohen të gjitha kërkesat e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

“Tani, VMRO-DPMNE-ja dhe Hristian Mickoski më nuk kanë arsyetim për sjelljen antishtetërore. VMRO-DPMNE dhe Mickoski tani duhet të tregojnë përgjegjësi dhe seriozitet, të përkrahin referendumin për ardhmërinë e Maqedonisë dhe t’ju lejojnë qytetarëve që të vendosin. Askush, as VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski nuk do ta bllokojnë ardhmërinë e Maqedonisë. Qytetarët, vetë, të lirë dhe pa presion në referendum do të vendosin për ardhmërinë e tyre dhe të vendit. Qytetarët do të shfrytëzojnë instrumentin më të lartë demokratik, qytetarët do të vendosin për BE dhe NATO, nëpërmjet pranimit të Marrëveshjes me Greqinë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.