LSDM: VMRO-DPMNE mbron krimin, ndërsa ne sigurojmë të ardhmen e Maqedonisë

OBRM-PDUKM ndryshon pikëpamjet e saj dhe vazhdon të përhapë lajme të rreme duke dëmtuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve, reagojnë nga LSDM ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

LSDM siguron një të ardhme, ndërsa VMRO-DPMNE e mbron krimin.

Marrëveshja përfundimtare e arritur mbi kontestin 25-vjeçare siguron interesa të larta kombëtare dhe shtetërore, hap dyert për anëtarësimin në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se kanë siguruar përgjithmonë gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Ne jemi maqedonas, gjuha dhe identiteti jonë është maqedonase dhe këtë e kemi zgjidhur njëherë e përgjithmonë, Këto janë arritje historike të maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

Nga atje thonë se përderisa VMRO-DPMNE mbron krimin, LSDM siguron të ardhmen evropiane të Maqedonisë.