LSDM: VMRO ka kohë të largohet nga politikat destruktive dhe të kyçet në procesin PËR Maqedoni evropiane

Shumë lajme të rrejshme dhe papërgjegjësi nga VMRO-DPMNE-ja, koha është që të largohet nga politikat destruktive dhe të kyçet në procesin PËR Maqedoni evropiane.

Marketing

Shumë lajme të rrejshme dhe manifestim i papërgjegjësisë totale ndaj interesave të shtetit, qytetarëve dhe të ardhmes nga ana e VMRO-DPMNE.

Të pavërtetat që çdo ditë i përhap partia opozitare menjëherë janë demantuar nga palë të ndryshme, sot nga ana e Agjencisë informative të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE gënjen kur thotë se Marrëveshja me Greqinë e fshinë identitetin maqedonas, historinë e Maqedonisë dhe përkatësinë. Përkundrazi, Marrëveshja e forcon dhe e garanton identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe përkatësinë maqedonase që do të jenë të njohura nga e gjithë bota, përfshirë edhe Greqinë.

Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO me identitet të pranuar është përfitim i madh historik rreth së cilës të gjitha subjektet politike serioze dhe të gjithë ata që mendojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve duhet të bashkohen.

VMRO-DPMNE duhet të largohet nga politikat destruktive, të kyçet në proceset që sigurojnë të ardhme më të mirë dhe t’i ftojë të gjithë anëtarët që më 30 shtator të votojnë PËR Maqedoninë evropiane.

Marketing