LSDM zgjodhi disa nga krerët e degëve të partisë

LSDM ka zgjedhur 30 kryetar degësh në disa qytete, transmeton Alsat-M.tv. Prej tyre gjysma janë emra të rinj, ndërsa ditëve në vijim do të emërohet edhe krerët e bashkësive lokale.

Marketing

Në Kumanovë, kryetar dege është caktuar drejtori aktual i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, për Ohër është zgjedhur Laze Tanevski, në Qendër, Goran Gerasimovski dhe Strugë është caktuar Sonja Stojkoska. Socialdemokratët paralajmërojnë se procesi i “fshesës” në LSDM do të përfundojë me zgjedhjen e kryesisë së re qendrore të LSDM-së.

Marketing