LSDM zgjodhi përbërjen e Komitetit Ekzekutiv

LSDM sot në Ohër ka zgjedhur anëtarë e rinj të Komitetit Ekzekutiv, sekretar të ri organizativ dhe sekretar për bashkëpunimin ndërkombëtar. Kreu i partisë, Zoran Zaev njoftoi në dhjetë ditët e ardhshme do të zgjedhën edhe nënkryetarët e rinjt të partisë pas shkarkimeve muajin e kaluar.

Marketing

Anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv janë Frosina Remenski, Bllagojçe Boqvarski, Renata Deskovska Kostadin Kostadinov, Esra Salihi, Djoko Tanasovski Vesna Gershan, Vasko Taleski, Tanja Stojanovska Ivanova, Dragan Tevdovski, Salija Ljati,f Stefan Bogoev, Keti Vasilevska, Nina Velkova, Petre Shilegov dhe Marinela Ojleska.

Sekretari i ri organizativ i partisë është Dushko Veskovski, drejtor aktual i Ujësjellësit-Shkup. Ndërsa këshilltari aktual i qeverisë për politikën ndërkombëtare, Dane Taleski, do të marrë detyrën e sekretarit për politikë ndërkombëtare.

Drejtor i ri i Qendrës për Hulumtime dhe Analiza është Martin Popov.

Në mbledhje gjithashtu u vendos që mos të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare por që të ketë rekonstruim të qeverisë.

Kreu i ekzekutivit njëherë edhe kryetari LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës së sotme deklaroi se do të ndërrohen tetë ministra dhe më së paku 20 drejtorë.

Marketing