LSM: Të gjith deputetët të miratojnë pakon e pestë

Lidhja e sindikatave ka ftuar deputetët nga të gjitha aprtitë politike që ta votojnë pakon e pestë të masave ekonomike, ku mes tjerash parashihet pagesa e rrogave për shkurt dhe mars.

Marketing

Në komunikatën e Lidhjes së Sindikatave thuhet se si sindikat I vetëm reprezentativ që e përfaqëson interesin e 70 mijë anëtarëve nga sektori publik dhe ai privat, kërkojmë dhe I ftojmë deputetët e të gjitha partive për mirkuptim dhe vetëdije se është e domosdoshme që nës eancën e caktuar të kuvendit për të dielen të miratohet pakoja e pestë e masave ku mes tjerash parashihet edhe përkrahje financiare të rrogave të punëtorëve të sektorëve më të rpekur për muajt shkurt dhe mars, e që është bllokuar prej pothuajse tre muajsh në Kuvend.

Në pritje të pakos së pestë janë edhe organizatorët e ahengjeve të cilët në takimin me Zëvendës Kryeministrit Fatmir Bytyqi, nuk arritën ndonjë marrëveshje konkrete.

Tani për tani, ata do të pezullojnë protestat, derisa të shihen efektet e ndihmës që ata duhet ta marrin. Industria e ngjarjeve ka kërkuar ndihmë financiare të pakthyeshme në formën e granteve për të mbuluar humbjet që tejkalojnë 60 përqind, por Qeveria ofron ndihmë një milion euro, që do të mbulojnë të paktën 40 ngjarje me karakter publik.

Marketing