Luana merr ftesën për një bashkëpunim të ri(Foto)

Pas suksesit të këngës “Sonte” në bashkëpunim me Danin, Luana ka nisur punën për këngën e re dhe shumë shpejt do vijë sërish në bashkëpunim.

Marketing

Luana ka treguar sot se ka marrë ftesë për një bashkëpunim dhe mesa duket ka pranuar menjëherë pasi në postim shfaqet duke inçizuar.

“Sot mora ftesën për një bashkëpunim i cili vjen shumë, shumë, shumë shpejt dhe mua më pëlqen shumë”, shkruan Luana.

Këngëtarja ka preferuar t’i lërë sërish kurioz fansat duke mos e zbuluar emrin e këngëtarit ose këngëtares me të cilën do bashkëpunojë dhe i pyet “E gjeni dot me kë?”

I ftuar në emisionin “Ditë për ditë” në Tv Klan, producenti muzikor Bini Nebihu i cili ka punuar disa nga këngët më të suksesshme të Luanës, tregoi se përgjatë muajve të verës do të kemi edhe tre publikime të tjera nga këngëtarja.