Luana Vjollca: Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë

Luana Vjollca ka befasuar të gjithë me një postim që bëri në Instagram.

Marketing

Luana Vjollca përmes rrjeteve sociale ka shkruar se ka vendosur të tëhiqet për një kohë.

Por, e gjithë kjo ishte një shaka për “1 prill”, që ndryshe njihet si “Dita e gënjeshtrave”.

“Kam vendosur te terhiqem per ca kohe…12 vite pa ndal..Kam nevoje te pushoj. Do te marri malli shume per dashurine tuaj”, ka shkruar Luana.

Pas këtij ‘njoftimi’, ajo ka pranuar mesazhe të panumërta nga fansat, të cilët i dëshpëroi me këto fjalë.

“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrin zemren komplet!! Keshtu qe po ju tregoj qe as mend se kam me u ndal. Jam e bekuar qe ju kam!!! Ideja per kete ishte e @blerinakrugova. Gezuar 1 Prillin Hajt se duhen ndonjehere genjeshtra te tilla me mu kujtu sa shume dashni kam. Nuk heq dore kurrë sa t’ju kem JU…PER JU! ME JU GJITHMONE”, ka shkruar ndër të tjera Luana Vjollca.

Marketing