Luana Vjollca lanson “1 Mijë Vjet” në platforma digjitale

Luana Vjollca po rikthehet me projektin e ri muzikor.

Marketing

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, tash e disa kohë ka paralajmëruar këngë të re, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka lansuar projektin e shumëpritur “1 Mijë vjet” në platforma digjitale, menjëherë pas lajmit se ajo tashmë ka bërë ëndrrën e saj realitet dhe i është bashkuar tashmë “Sony Music”.

Luana lajmin e rëndësishëm e dha në Instagram ku ndau një fotografi në të cilën shfaqej plot stil e veshur me një fustan të zi e ulur në tokë.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mama ja dola per te dyja ne.”

https://www.instagram.com/p/CQQcapxprj6/?utm_source=ig_embed&ig_rid=699c12c8-d920-4d91-bdfa-0a3829a8ae7c