Lubço Georgievski: Në VMRO ka patriotizëm të rrejshëm

E kam të qartë se sa miq të fuqishëm kanë grekët, e di se në çfarë pozicioni të vështirë jemi, por mirë është se u gjet një njeri i cili do të zgjidh këtë çështje e cila e mundon Maqedoninë më shumë 20 vite. Kështu ka deklaruar ish kryeministri Lubço Georgievski gjatë një interviste për televizionin 24 Vesti.

Marketing

“Unë vlerësoj se vërtet është e vështirë që mbi supe të mbash një barrë të tillë, kam qenë dhe unë në atë pozitë, kam ushtruar funksion me përgjegjësi që ka mund të gjej zgjidhje për çdo gjë. Kush në fakt humbi më tepër shanse për Maqedoninë?

Tash dikush le ta thotë këtë: hajde të firmosim një marrëveshje për emrin për përdorim ndërkombëtar, të gjithë do ta nënshkruajnë. Pse atëherë lëshuam të gjitha shanset, kur paraprakisht as që është biseduar për emër që do të përdorej në nivel ndërkombëtar”, ka thënë Georgievski.

Marketing