Lubonja: Sulmi ndaj Berishës i gabuar politikisht, Yuri Kim nuk po thotë gjëra që janë të vërteta

Fatos Lubonja teksa komentoi faktin që SHBA i ka ndaluar hyrjen në vend ish-kryeministrit Sali Berisha, thotë se sulmi ndaj tij është i gabuar politikisht.

I ftuar në një emision televiziv, Lubonja u shpreh se shqiptarët nuk shpëtojnë dot nga patronazhizmi amerikan dhe se Yuri Kim nuk po thotë gjëra që janë të vërteta.

Marketing

“Jemi në situatë ku nuk mund të thuhen gjërat hapur. Këtu nuk thuhen ca gjëra hapur, sepse bëhet fjalë për SHBA-të.

Yuri Kim thotë se Shqipëria po ndryshon, edhe unë them po ndryshon, ndërsa unë theksoj se Shqipëria po ndryshon në drejtim të forcimit të një regjimi.

Shqiptarët nuk shpëtojnë dot nga patronazhizmi amerikan. Pyetja shtrohet se a po thotë gjëra që janë të vërteta Kim. Unë them se “jo” nuk është kështu.

Kur SHBA hyri në luftë në Irak dhe ne ishim me amerikanët, nuk ishte një luftë e drejtë, sepse demokracia nuk eksportohet.

Në Irak, u vulus një kaos i madh. Si të besoj unë këtë sistem, partinë-shtet, kur shikoj policinë që bashkëpunon me krimin për të blerë vota, e zonja Kim nuk thotë asnjë fjalë për këto.

Sulmi ndaj Berishës ishte i gabuar politikisiht, sepse dobëson opozitën. Kemi nevojë për opozitë të fortë.

Për mendimin tim, Berisha mund të ikte më herët dhe t’ia linte vendin brezit të ri. Amerikanët kanë investuar dhe duan pastrim, është edhe dora e Edi Ramës, që përherë është shitur që do pozitivitetin e Shqipërisë dhe e pengojnë të keqen.

Për Adriatik Llallën, Kim tha drejtësia po funksion. A mendoni ju se korrupsioni i madh dënohet me dy vjet? Çfarë provash gjetën ata tek Llalla, me shtatë mijë euro që i gjetën a se di çfarë kishte. Kjo do të thotë që edhe amerikanët gabojnë. Në këtë rast, kemi hipokrizi amerikane.

Për mua Llalla u dënua se prishi interesa amerikane. Edhe nesër, i thua Berishës ke korrupsion të nivelit të lartë dhe mund të mos i gjesh asnjë lloj prove. Amerika është e madhe, ka demokraci, por mos nënshtrohemi, të ndërtojmë demokracinë tonë”, tha Lubonja.

Marketing