Luboteni’, Imeri: Banorët janë të revoltuar, shpresojmë të mos eskalojë situata

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Luboten, Rexhep Imeri, ka deklaruar se aksioni i policisë ka filluar nga ora 5.30 e mëngjesit. Sipas tij, banorët e fshatit, mbijetojnë falë kultivimit të bostanit dhe duhanit, dhe nëse u merren këto dy kultura, atëherë ata nuk kanë me çka të merren.

Marketing

“Nuk është e logjikshme me tërë këto forca të kërkohet vetëm duhan. Stacioni policor Butel nuk ka njohuri, aksionin e ka udhëheq policia financiare. Do të merret duhani dhe do të shihet se a është ai duhan që kërkohet që është problematik.

Ai duhan që nuk është problematik do tu kthehet banorëve. Por nuk kemi ndonjë shpresë se do të ndodh kjo”, tha Imeri për TV SHENJA.
Ai mes tjerash tha se shpreson që të mos vije deri tek eskalimi i situatës.

Marketing