“Lucifer”, seriali më i shikuar në SHBA

“Lucifer” është seriali më i shikuar në të gjitha platformat e transmetimit në SHBA, tregojnë të dhënat.

Marketing

Seriali në Netflix, me yllin Tom Ellis i cili luan rolin kryesor, së fundmi është kthyer me gjysmën e parë të sezonit të pestë, shkruan NME.

Sipas të dhënave, ai është më i shikuari se çdo serial tjetër në SHBA, si në Netflix, Amazon Prime, Disney+ dhe Hulu, në periudhën prej 17 deri më 23 gusht.

“Lucifer” është transmetuar për 1,591 minuta gjatë asaj jave, ndërsa në vendin e dytë ka qenë seriali i animuar “The Legend Of Korra” dhe në të tretin “The Umbrella Academy”.

Gjysma tjetër e sezonit të pestë pritet të arrijë vitin e ardhshëm dhe do të ketë një episod të veçantë muzikor. Seriali do të përfundojë me një sezon të gjashtë me 10 episoda. l.k/abcnews.al