Lufta kundër koronavirusit/ Ky vend ndan rolet mes burrave dhe grave

Panamaja ka gjetur një mënyrë të padëgjuar deri tani për të koordinuar lëvizjen e njerëzve gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit.

Marketing

Ata janë shteti i parë në botë që ka bërë një ndarje mes grave dhe burrave sa i përket kohës së daljes dhe motivit.

Duke nisur nga dita e parë e muajit prill, gratë në Panama mund të dalin vetëm 3 ditë në javë; të hënën, të mërkurën dhe të premten për të bërë pazaret.

Nga ana tjetër burrat do të mund të dalin për të rregulluar shkurtimisht punët apo bizneset e tyre ditën e premte, të enjten dhe të shtunave.

Masat e reja të ndërmarra parashikojnë që të dielën të gjithë duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Qeveria ka njoftuar se këto kufizime do të zgjasin 15 ditë.

“Numri i madh njerëzve që lëvizin jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, thuhet në një deklaratë të Presidentit Panamez Laurentino “Nito” Cortizo në Twitter.

Marketing