Luis Hamilton, niset i pari në Monako

Piloti britanik, Luis Hamilton do të niset i pari në garën për Çmimin e Madh të Monakos, pasi që ishte më shpejtë në provat zyrtare. Pas tij u rendit kolegu i tij i skuadrës “Mercedes”, Valteri Botas, duke lënë pas Maks Verstapenin në “Red Bull” dhe Sebastian Fetelin në Ferrari.

Marketing

Rezultat I dobët për pilotin e dytë të Ferrarit, Çarls Leklerk, i cili u ndal në vendin e 16 në sezionine parë të provave dhe nuk u kualifikua më tej. Gara për Çmimin e Madh të Monakos, do të zhvillohet gjatë ditës së diel, në orën 15 e 10 minuta.

Marketing