Luiza Gega kualifikohet në finale, synon zonën e medaljeve

Luiza Gega ia del mbanë të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 m me pengesa të Evropianit të Atletikës, që do të zhvillohet këtë të diel në Olimpiashtadion të Berlinit.
Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj kualifikuese, pas zviceranes Schlumpf me kohën 9 minuta 33 sekonda e 11 të qintat, kohë që është larg rezultatit të saj më të mirë.

Marketing

Në finalen e garës së 3000 m me pengesa u kualifikuan 5 vendet e para të çdo njërës prej dy baterive kualifikuese dhe 5 kohët e tjera më të shpejta.

Luiza Gega arriti që të pozicionojë veten e saj brenda këtyre 5 vendeve të para dhe e ruajti atë gjatë gjithë kohës duke siguruar përfundimisht pjesëmarrjen në finalen e garës së 3000 m me pengesa, ku ajo do të tentojë të fitojë medalje për të pasuar suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare ku fitoi medaljen e artë pikërisht në garën e 3000 m me pengesa.

Marketing