Luka Joviq kalon në Real Madrid?

Për një kohë të gjatë mediat europiane kanë raportuar rreth të ardhmes së futbollistit serb, Luka Joviq.

Marketing

Disa nga skuadrat e mëdha që kanë shprehur interesimin ta përvetësojnë sulmuesin 21 vjeçar, kanë qenë Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid.

Tani sipas Sport Blic, sulmuesi Joviq i është bashkuar skuadrës spanjolle Real Madrid.

“Disa gazetarë që në shumicën e rasteve janë të saktë, thonë se marrëveshja me Luka Joviq ka përfunduar dhe tani pritet që ai t’i bashkohet skuadrës së Zinedine Zidane”.

Kujtojmë se futbollisti serb ka arrit t’i realizojë 23 gola gjatë 35 ndeshjeve që ka zhvilluar për skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt.

Marketing