Lukaku: Po bëjmë hapa pas në luftë kundër racizmit

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka thënë se jemi në “vitin 2019 dhe ne po bëjmë hapa pas”, pasi që është fyer në baza racore nga tifozët e Cagliari mbrëmë.

Lukaku ishte subjekt i brohorimave si “majmun” pasi që shënoi penalltinë që i dha fitoren Interit 2-1 kundër Cagliarit dhe ishte sulmuesi i Manchester United ka folur për këtë gjë.
“Shumë lojtarë muajvë të fundit kanë qenë objekt i fyerjeve racore”, ka shkruar ai në Instagram.

“Dje isha edhe unë. Futbolli është një lojë për t’u kënaqur të gjithë dhe ne nuk duhet të pranojmë ndonjë formë të diskriminimit që do të na bënte që të turpërohemi për këtë ndeshje”.

“Shpresoj që federata e futbollit do të reagojë fuqishëm kundër të gjitha rasteve të diskriminimit!”.
“Rrjetet sociale (Instagrami, Twitter, Facebook) duhet të punojmë më mirë pasi që klubet e futbollit çdo ditë po përballen me komente raciste për personat me ngjyrë”.

“Ne e kemi thënë këtë për disa vite dhe ende nuk ka veprim…Zonja dhe zotërinj është vitit 2019, në vend që ne të shkojmë përpara dhe mendoj që lojtarët duhet të unifikohen dhe të bëjnë një deklaratë për këtë gjë që ta mbajnë këtë ndeshje të pastër e cila do ti kënaq të gjithë”.