E ardhmja e Romelu Lukakut është larg Manchester Unitedit.

Sulmuesi belg erdhi në ‘Old Trafford’ me shumë bujë nga Everton, por me pak vepra më pas në fushën e lojës.

Interi është skuadra e vetme e interesuar për shërbimet e tij, por megjithatë së fundmi ka lindur një problem i ri për klubin italian.

‘Zikaltrit’ mund të ofrojnë deri në 45 milionë euro për Lukakun në mënyrë që të shmangin shkeljet e Fair Play Financiar, shkruan sot The Sun.

Trajneri i ri i Inter, Antonio Conte është një fans i madh i sulmuesit shtatlartë qysh nga koha kur ai drejtonte Chelsean në Premierligë.

Gjithsesi, problemi pritet të mbetet se a do ta pranojë një ofertë të tillë Manchester United – që është duke u përgatitur edhe për shumë largime të tjera.