Lukarevska : Masat i dhanë efektet e pritura, ka trend pozitiv në arkëtimin e tatimeve

Masat ekonomike të orientuara drejt ruajtjes së vendeve të punës dhe likuiditetit të kompanive në krizën e koronës i dhanë efektet e pritura. Rreth 19.500 kompani në prill dhe po aq në maj e shfrytëzuan masën për mbështetje financiare prej 14.500 denarëve për pagë për punëtorët, ndërsa interesim i madh pritet edhe në qershor, shprehet drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska në intervistën për MIA-n.

Marketing

Në intervistën e parë të dhënë për mediat pas kthimit të saj në obligimet e punës pasi që paraprakisht i ishte konfirmuar testi pozitiv i virusit korona, Lukarevska shprehet për masat që ishin miratuar si ndihmë për sektorin real në përballjen me pasojat e krizës korona, por paralajmëron edhe kontrolle për shkak të disa keqpërdorime të caktuara veçanërisht për masën për mbështetje prej 14.500 denarëve.

Në këtë moment, nga DAP-i bëjmë analizë me të cilat i ndjekim pagesat e kësaj page të vetë punëtorëve nga ana e punëdhënësve. Morëm më shumë ankesa, kallëzime dhe parashtresa se jo të gjithë kanë marrë shumë e përcaktuar të mjeteve nga ky dekret me fuqi të ligjit dhe do të ushtrojmë kontrolle bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Punës meqë kjo është përcaktuar në vetë dekretin. Ekzistojnë kritere nëse dikush është me orar të shkurtuar të punës, sa duhet të paguhet, mirëpo ka lajmërim për disa keqpërdorime dhe në bazë të kompetencave tona ligjore, do të zbatojmë kontrolle përkatëse, thekson Llukarevska.

Është e kënaqur nga arkëtimi i tatimeve meqë të dhënat më të reja tregojnë se në periudhën e 1 deri 17 qershor ka rritje prej 35,5 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ulje të vogël ka te tatimi i fitimit, që sipas Llukarevskës, ka të bëjë me atë se në periudhën e kaluar një pjesë e kompanive shoqërore-përgjegjëse i kanë paguar para kohe akontacionet mujore për tatimin e fitimit.

Në intervistën, Llukarevska zbulon edhe se më shumë llogari janë skanuar në periudhën e krizës korona dhe se deri tani 1.728 qytetarë shfrytëzues të aplikacionit “Moj DDV” që gabimisht e kanë zgjedhur opsionin për donacion, kanë kërkuar kthimin e parave.

Mundësia e tyre për ta bërë këtë përfundon në ditën e fundit të qershorit, ndërsa obligimi ynë si DAP për t’i kthyer paratë përfundon në fund të korrikut, bën të ditur Llukarevska.

Intervistën e transmetojmë në tërësi me video-material:

Drejtoreshë, ishit pozitive ndaj Kovid-19. Tashmë kjo është prapa Jush. U kthyet në punë. Virusi është serioz, këtë e dimë. A mund të tregoni se si është ndjenja kur do të mësoni se keni qenë në kontakt me person pozitiv, kur rezultatet janë pozitive dhe si përballeni Ju me virusin?

Mund të them se është trishtuese të marrë lajm se je pozitiv ndaj virusit korona, ndonëse me të vërtetë na pret diçka e tillë. Kur shkova të testohem, isha aq shumë e relaksuar nga epilogu i testit, por ajo është që është. Nuk kisha kurrfarë simptomash përgjatë gjithë periudhës së shërimit. Madje me një pjesë të punëtorëve shëndetësorë me të cilët bisedova më treguan se jam bartës i dobët i virusit. Të gjithë kolegët dhe miqtë e mi ishin vendosur në anketën nga ana ime, u testuan dhe të gjithë janë negativ. Mirëpo, tronditja më e madhe për mua praktikisht ishte ajo që u brengosa për prindërit e mi të cilët janë në atë moshë kritike për këtë virus dhe gjëja e parë që më shkoi në mend është se si do t’ua tregoj lajmin dhe si do të përballemi bashkërisht me këtë, mirëpo me vendime të guximshme, gjithmonë ka edhe rezultate pozitive. Nuk kisha ndonjë terapi të posaçme përveçse të pi shumë vitamina dhe këtë e bëj edhe sot e kësaj dite. Vazhdimisht matje temperaturën dhe përcillja nëse është duke ndodhur diçka me mua.

Desha vetëm të bëj apel deri te qytetarët se me të vërtetë virusi ekziston dhe t’i respektojmë të gjitha protokollet dhe udhëzimet që na i jep Ministria e Shëndetësisë e cila bën çmos për t’u përballur me virusin. Ka shumë raste asimptomatike që paraqesin një lloj rreziku në kontaktet me njerëzit tjerë. Unë, nëse nuk do ta bëja testin, nuk do ta dija se jam pozitive. Ka shumë raste të tilla dhe qytetarët duhet maksimalisht të kujdesen për veten, për shëndetin personal dhe për shëndetin e të tjerëve. Shumëherë deri tani thashë se ata që i respektojnë masat janë në pozicion shumë më të palakmueshëm sesa ata që sillen në mënyrë “noshalante” në këtë kohë pa kohë. Duhet të kuptojmë se virusi ekziston dhe se mund të bëjë tronditje në vetë funksionimin e familjes. Para së gjithash, unë flas nga përvoja ime personale. Është mirë që u tejkalua gjithçka dhe u dëshiroj të gjithëve që janë pozitiv që ta tejkalojnë gjithë këtë sa më shpejt.

E gjithë kjo është prapa Jush, tashmë u jeni kthyer obligimeve të punës në njërin prej institucioneve përmes të cilit zbatohen shumica e masave për përballje me krizën e koronës. Sa u ka ndihmuar ndërmarrjeve deri tani masa për ndihmë financiar prej 14.500 denarëve dhe sa kompani pritet të lajmërohen për këtë muaj për të cilin është vazhduar kjo masë?

Në këtë kohë krize, DAP-i ishte bartës i pjesës më të madhe të masave ekonomike dhe kemi punuar mundimshëm 24 orë, për festa dhe fundjava, nga shtëpia dhe nga hapësirat e punës: IT sektori e mori përsipër barën më të madhe në gjithë këtë proces, por edhe Sektori i regjistrimit dhe përcaktimit. Gjithsesi, në ndihmë dolën edhe të gjithë sektorët tjerë. Për këtë dua t’i përgëzoj dhe t’u falënderohem të gjithë kolegëve, gjithë ekipit.

Masa prej 14.500 denarëve për secilin të punësuar, gjegjësisht që t’u ndihmohet punëdhënësve që janë të kapluar nga kjo krizë ekonomike, në prill e shfrytëzuan 19.647 kompani, ndërsa në muajin maj 19.507 kompani, në mesin e të cilave kemi ende disa situata specifike në disa kompani të caktuara që duhet t’i tejkalojmë në pjesën e disa procedurave të caktuara, kështu që presim që kjo të jetë shifra edhe në njërin edhe në muajin tjetër. Në maj shuma është një miliardë e 609 milionë, ndërsa në prill një miliardë e 789 milionë denarë.

Do të bëhet që kjo masë e njëjtë të ketë vlefshmëri edhe në qershor. Presim që edhe atëherë të ketë interesim të madh. Një pjesë e kompanive nuk kanë aplikuar në maj, ndërsa kanë aplikuar në prill, për shkak se diku ka rritje të qarkullimit dhe janë duke iu kthyer njëfarë normalitetit. Nga ana tjetër, një pjesë e kompanive që nuk kanë parashtruar kërkesë fare në prill dhe në maj, presin të parashtrojnë kërkesë në qershor. Kështu që secila kompani dhe secili grup qëllimore i kompanive e përjeton ndryshëm këtë periudhë të rëndë në kuptimin ekonomik.

Konsideroj se efekti është arritur – të ruhen vendet e punës, të mos mbeten njerëz pa punë. Prandaj ka edhe kritere dhe kushte të përcaktuara saktësisht në vetë dekretin që duhet të respektohen. Kishte edhe pyetësor përkatës nga Banka Botërore ku gjithashtu janë përmendur poenta të rëndësishme nga vetë funksionimi i një kompanie të caktuar, pavarësisht nëse bëhet fjalë për obligues tatimor të vogël, të madh ose të mesëm. Dekreti mundëson që secila kompani që do t’i përmbushë këto kritere, të aplikojë për këtë masë.

Momentalisht, në DAP bëjmë analiza me të cilat jemi duke i ndjekur pagesat e kësaj page të vetë punëtorëve nga ana e punëdhënësve. Marrim më shumë ankesa, kallëzime dhe parashtresa se jo të gjithë e kanë marrë shumën e përcaktuar të mjeteve nga ky dekret me fuqi të ligjit dhe do të ushtrojmë kontrolle bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Punës meqë kjo është përcaktuar në vetë dekretin. Ekzistojnë kritere nëse dikush është me orar të shkurtuar të punës, sa duhet të paguhet, mirëpo ka lajmërim për disa keqpërdorime dhe në bazë të kompetencave tona ligjore, do të zbatojmë kontrolle përkatëse.

Cili është interesi për masën e subvencioneve për kontribute si mbështetje për kompanitë në krizën e koronës?

Konsideroj se edhe kjo masë i dha efektet. Gjithsej në maj ka rreth 2.450 kërkesa, ndërsa në prill 2.522 kërkesa të parashtruar për gjithsej 3.050 obligues. Edhe kjo masë, si edhe ajo paraprake, është gjithashtu në nivelin e asaj që duhej t’i japë rezultatet.

Vetëm një informacion i shkurtër në pjesën e dekretit që kishte të bëjë me ushtruesit e pavarur të veprimtarisë. Edhe për ta kishim 14.500 denarë për pagë. Në prill janë pranuar 5.707 kërkesa për ushtrues të pavarur të veprimtarisë, ndërsa në maj 5.814. Gjithsej për dy muaj ka 11.521 kërkesa të pranuara. Kështu që mendoj se secila masë në mënyrën e saj dha rezultat përkatës.

A tregojnë rezultatet nga puna e kompanive se jemi duke hyrë në një periudhë të jetësimit të ekonomisë?

Mendoj se një lloj i ndryshëm i kompanive, ndryshe e përjetojnë gjithë këtë periudhë. Një pjesë e kompanive kanë përmirësime të caktuara më të mëdha siç janë kompanitë që punojnë me shërbime farmaceutike dhe ngjashëm, ndërsa një pjesë si transporti, hoteleria dhe turizmi u futën pak në një krizë më të rëndë. Por, secila masë ka kontribuar që të mos ketë zhvendosje të tmerrshme dhe të mos ketë probleme me likuiditetin.

Janë miratuar edhe dekrete me të cila kemi lirim nga akontacionet mujore për tatim personal, gjegjësisht tatimi i të ardhurave personale edhe për tatimin e fitimit. Kur flasim për këtë segment ia vlen të cekim se deri tani kemi gjithsej 693 kërkesa për lirim nga tatimi i të ardhurave personale prej të cilave për tre muaj shuma e lirimit të përgjithshëm arrin rreth 8 milionë e 170 mijë e 339 denarë. E në pjesën e lirimit të akontacioneve mujore nga tatimi i fitimit janë parashtruar gjithsej 827 kërkesa. Numri më i madh i të gjitha këtyre kërkesave janë nga ndërmarrjet e vogla, gjegjësisht 668 ndërmarrje të vogla i kanë shfrytëzuar këto masa.

Këtu kemi bërë, nëse mund të thuhet ashtu, disa beneficione të caktuara në mënyrë që të mbrohet para së gjithash likuiditeti i kompanive. Dhe nuk zbatohet arkëtimi i dhunshëm. Momentalisht shkojmë në mënyrë edukative me obliguesit tatimorë në mënyrë që ta zbatojmë ligjin për pagesa në para të gatshme, gjegjësisht që ta ruajmë trendin e dhënies së llogarive fiskale në një kohë të këtillë të krizës për shkak se nëse e mbushim Buxhetin përmes TVSH-së, mundësojmë të funksionojë edhe shëndetësia edhe të gjitha proceset tjera.

A ka ndonjë lloj ndryshimesh në qarkullimin në raport me muajin mars kur thuajse kishte pushuar tregtia dhe hoteleria?

Ka disa ndryshime të caktuara nëse e shikojmë arkëtimin. Sipas të dhënave më të reja për atë se si rrjedhë grumbullimi i tatimeve, gjatë periudhës prej 1 deri 17 qershor të ardhurat e përgjithshme tatimore janë më shumë se tre miliardë, me atë që nuk duhet të harrojmë se vjen edhe 25 qershori kur dorëzohen fletëparaqitjet e TVSH-së. Nëse bëhet një krahasim me periudhën e njëjtë e një viti më parë kemi rritje prej 35,5 për qind që paraqet përparim të shkëlqyeshëm. Kjo do të thotë se në njëfarë mënyre fillon të jetësohet ekonomia. Kemi rritje të bruto të ardhurave të TVSH-së prej 16,75 për qind, nga tatimi i të ardhurave personale rreth 8,32 për qind. Vetëm kemi ulje të vogël te tatimi i fitimit për shkak se në periudhën paraprake kishte shumë më shumë kompani përgjegjëse shoqërore që i kanë paguar para kohe akontacionet mujore për tatimin e fitimit dhe konsideroj se kjo u reflektua gjatë kësaj periudhe. Nëse i përmbahemi kësaj dinamike, do të duhej të dalim më të suksesshëm nga kjo krizë, me tronditje jo shumë të mëdha buxhetore.

Kjo do të thotë se grumbullimi i të ardhurave është duke lëvizur në drejtimin e duhur?

Po, ndonëse sërish do të përkujtoj se nuk zbatohen arkëtim i dhunshëm.

Projekti “Moj DDV” është masë që zbatohet përmes DAP-it. Rezultatet deri tani janë pozitive. A janë skanuar më pak llogari në këtë tremujor qëkur filloi kriza e koronës dhe çfarë ndodhi me mundësinë për të donuar mjete, e më pas një pjesë e qytetarëve që i kishin ndarë mjetet, dëshironin që ato t’u kthehen?

Kishte një numër të madh të paqartësive, gabimeve të paqëllimshme të bëra nga shfrytëzuesit e aplikacionit “Moj DDV” të cilët në vend se të zgjedhin opsionin “nuk dua të donoj” gabimisht e kanë shtypur se duan të donojnë. Te ne mbërritë një numër i madh i lajmërimeve dhe alarmimeve. Apeluam dhe u bënë disa ndryshime të caktuara në dekretin që të ofrohet mundësi për anulimin e donacionit në mënyrë që t’u dilet në ndihmë qytetarëve meqë “Moj DDV” është masë e shkëlqyeshme e DAP-it për të cilën, ndonëse në fillim disa kanë skepticizëm të caktuar, tani tregohet se i jep rezultatet përkatëse. Ndryshe, ka më shumë fatura të skanuara në këtë periudhë, madje 80 mijë qytetarë më shumë kanë skanuar.

Deri tani 1.728 shfrytëzues e kanë anuluar donacionin. Mundësia e tyre për ta bërë këtë përfundon në ditën e fundit të qershorit, ndërsa obligimi ynë si DAP për t’i kthyer paratë përfundon në fund të korrikut. Tani më 1 korrik e fillojmë edhe vitin e dytë pasi e krijuam masën „Мој DDV“ kështu që në njëvjetorin do t’i shohim rezultatet, ndonëse konsideroj se kemi bërë shumë problem te të gjithë obliguesit të cilët i shmangeshin dhënies së llogarive fiskale.

Tani do të ketë edhe disa ndryshime të caktuara në pjesën e kthimit të rritur prej 20 për qind për produkte të blera vendore kështu që theksin e vendosim në kompanitë tona vendore. T’i respektojmë produktet tona vendore, e në bazë të kësaj, të rriten edhe të ardhurat në buxhetin.

A kishte interes nga shfrytëzuesit e “Moj DDV” për t’i donuar mjetet?

Kishte. Përgjegjësinë shoqërore secili prej nesh e tregon në mënyrë përkatëse. Ai që ka konsideruar se duhet t’i donojë mjetet, qofshin ato edhe minimale, ka kontribuar që t’i ndihmojë sistemit shëndetësor, heronjve të kohës së sotme – punëtorëve shëndetësorë. Ndoshta kishte një revolt të caktuar te qytetarët, por për këtë ishte vendosur opsioni, ndërsa nuk ishte i detyrueshëm donimi. Nuk kishte asgjë as qëllimkeqe, as tendencioze për shkak se si tatimmbledhës kujdesemi që ta ruajmë atë përshtypje të mirë që e kanë qytetarët për “Moj DDV”.

Sa konsideroni se kthimi i rritur i 20 për qind të produkteve vendore do të nxisë blerjen më të madhe të produkteve vendore?

Mendoj se ia vlen të provohet dhe të shihet efekti. Gjithsesi, nëse e shohim se nuk ka efekt, nuk ka arsye pse edhe më tutje t’i japim jetë. Konsideroj se do t’u ndihmojmë kompanive që prodhojnë produkte vendore dhe në bazë të kësaj do të investojmë në ekonominë tonë dhe do të kujdesemi për prodhimtarinë vendore.

Marketing