Lulzim Jashari: Vendimet që marrim të mbështeten në sakrificat shekullore që janë bërë për tokat tona

Manifestim kushtuar Epopesë së UÇK-së u organizua në Shkollën Fillore “Adem Jashari” në Çair.

Marketing

Për të nderuar sakrificën heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij, në komunën e Çairit u organizua një akademi përkujtimore.
Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jasharit në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se vendimet që marrim duhet të mbështeten në sakrificat shekullore që janë bërë për tokat tona, për të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për brezat që do të vijnë.

Fjalimi i plotë i Lulzim Jasharit, djali i komandantit legjendar Adem Jasharit

‘Sa vjen marsi shqiptarët e ndjejnë peshën e gjakut që është derdhur për lirinë tonë, për tokën dhe të ardhmen tonë. Sakrificat që janë bërë për atdheun nuk mund dhe nuk duhet ti takojnë vetëm të kaluarës, ato duhet të na udhëheqin drejt të ardhmes. Ne nuk guxojmë ta harrojmë ngjyrën e gjakut të flamurit tonë e banë të tillë gjaku i të rënëve për liri, se flamurin tonë nuk e mbanë lartë shtiza por e mbajt lart dhe krenar të rënët për liri. Se flamurin ton nuk e valëvit era, por çlirimet shekullore’, u shpreh Jashari.

Të nderuar të pranishëm të gjithë e shohim cila është gjendja e shqiptarëve sot, prandaj shumë kemi nevojë të qëndrojmë të përbashkuar rreth flamurit. Bashkimi ynë është shumë e nevojshme që të tejkalojmë situata të pakëndshme në të cilat ndodhemi, e kush mund të na bashkoj më fuqishëm se sa ata që atdheun e kanë pasur më të rëndësishëm se jetën e tyre.

Të nderuar të pranishëm, dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë, nuk janë flijuar që Kosova të jep tokë të saj, nuk janë flijuar që ne të bëjmë pazar me trojat tona, nuk janë flijua që ne ta bëjmë të pa sigurt të ardhmen e brezave. Gjatë gjithë historisë që ata e kanë humbur luftën kanë humb territore, nuk ka ndodh ndonjëherë që fitimtari të jep tokat e tijë, prandaj s’kemi ne të bëjmë përjashtim dhe të marrim vendime që i takojn humbësit dhe jo fitimtarit.

Vendimet që marrim sot, do të kenë pasoj në të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj çdo vendim duhet të mbështetet në sakrificat shekullore që janë bërë për tokat tona, për të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për brezat që do të vijnë.

Muaji mars gjithmonë do të na kujtoj se kur atdheun e vëmë mbi gjithçka qëllimet tona bëhen të realizueshme, se kur jemi të vendosur dhe të bashkuar qëllimet tona përmbushen më lehtë, se kur para vendimeve të mëdha i përkujtojmë dëshmorët atëherë mundësia për të gabuar është shumë e vogël.

Tani jemi para vendimeve të mëdha dhe para situatave mjaft sfiduese, prandaj le të na shërbej e kaluara për bashkimin tonë në mënyrë që të dalim faqebardhë para brezave dhe para gjyqeve të historisë.

Marketing