“Lum” në një autobus në Serbi, si pasojë e reshjeve të shiut

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë këtyre ditëve ishin të pranishme edhe në Serbi.

Marketing

Madje këto reshje të shiut sot në Beograd penguan edhe qarkullimin e autobusit të linjës ’37’.

Të gjithë pasagjerët e kësaj linje mbetën të ngujuar në të pasi që të reshurat e shiut kishin arritur të futeshin brenda autobusit, transmeton Indeksonline.

Fati i mirë që nuk kishte shumë njerëz dhe ata që ishin tentonin të uleshin në pjesët më të larta.
Autobusi mezi lëvizte ndërsa njerëzit tentonin që këmbët t’i mbanin larg nga uji edhe pse ishte thuajse e pamundur.

https://www.instagram.com/p/By5qgWXADBX/?utm_source=ig_embed

Marketing