Luma e Epërme, libri që shpalos të vërtetën për shqiptarët e Rekës së Epërme

Me datë 03.08.2019 , në ora 18:00, te Salla e Këshillit të Komunës së Gostivarit, do të mbahet promovimi i librit “LUMA E EPËRME” që ka të bëjë me rajonin që sllavët ia ndërruan emrin në „Горна Река” dhe për vite me radhë gazetarëve u ishte reptësisht e ndaluar që të shkelin e të shkojnë në këtë rajon (Shkaku i filmimit në këtë zonë, që prej atëherë Marin Memës iu ndalua që të hyjë në Maqedoni).

Marketing

Krahina e Rekës së Epërme, sot në Maqedoninë Perëndimore, dikur ka qenë vendbanim i një komuniteti shqiptarësh ortodoksë.

Regjistrat osmanë, na lënë të kuptojmë që të 17-të fshatrat e Rekës së Epërme ishin të banuara nga shqiptarë të krishterë të ritit lindor, ortodoks. Por gjatë periudhës osmane, dhe sidomos nga fundi i shekullit të 18-të e deri në mes të shekullit të 19-të, gjysma e këtyre shqiptarëve u islamizuan.

Pas njohjes së Ekzarkisë Bullgare më 1870 nga Porta e Lartë, shqiptarët ortodoksë që mbetën nën juridiksionin e kësaj ekzarkie, iu nënshtruan një presioni të fortë për tu bulgarizuar.

Ndërkohë që pas krijimit të shtetit shqiptar, kur Reka e Epërme mbeti jashtë territorit të tij, përkatësisht nën Mbretërinë SKS, shqiptarët ortodoksë e gjetën veten përballë presionit për tu serbizuar.

Kurse gjatë Jugosllavisë komuniste të Tito-s, ata gradualisht nisën ta braktisnin Rekën dhe të migronin drejt pjesëve tjera të Maqedonisë, ku shumë prej tyre morën identitet maqedonas. Por pjesa më e madhe e tyre, e ruajti shqipen të paktën si gjuhë në shtëpi.

Sot, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë që ishin maqedonizuar kanë nisur të deklarohen si shqiptarë sërish.(Ina)

Marketing