Lumir Abdixhiku sot feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij

9:51 | 22 Prill 2021

Marketing

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka ditëlindjen.

Lumir Abdixhiku ka lindur me 22 prill në vitin 1983 dhe sot mbush 38 vite, shkruan lajmi.net.

Këtë vit ai mori postin si udhëheqës i partisë duke u zgjedhur nga anëtaret e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Theksojmë se, pas dorëheqjes së Isa Mustafës dhe pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u renditur partia e tretë, Abdixhiku  u bë Kryetar i Partisë.

Ndryshe, ai është kryetari më i ri i LDK-së që nga themelimi i kësaj partie.

Rikujtojmë se, Lumir Abdixhiku është i martuar me Albina Kastratin dhe çifti kanë dy vajza./Lajmi.net/

Marketing