Lushtaku: Përgjithmonë do ta mbroj luftën e UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, prej ku do të udhëtojë për në Hagë.

Marketing

Lushtaku ka thënë se nuk e di se për çfarë do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Lushtaku, ka shpërndarë fotografinë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradianaj, pas takimit që kanë pasur gjatë ditës së sotme.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është mbishkrimi i vendosur sipër fotografisë.

Marketing