Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku me rastin e Ramazanit bashkë me Halil Kastratin nga shoqata ‘Jetimet e Ballkanit’ kanë ndarë ushqim për besimtarët që kanë agjëruar.

Lushtaku ka thënë se është ndjerë i nderuar që në Ramazan kanë përgaditur ushqim falas për të varfërit.

Postimi i plotë:
Në muajin e bekuar të Ramazanit, bashkë me humanistin e madh shqiptar Halil Kastrati, e përjetuam ndjenjën e ndarjes së ushqimit për besimtarët që kanë agjëruar në këtë ditë të nxehtë.

Në mbështetje të shoqatës Jetimat e Ballkanit, jam ndjerë i nderuar që mora pjesë në kuzhinën e tyre, që në Ramazan përgatisin dhe ndajnë ushqim falas për të varfërit. U gëzova shumë kur mora vesh që kjo shoqatë do të vazhdojë këtë aktivitet të ndarjes së shujtave të drekës edhe pas Ramazanit.