Lustrimi do të bëhet i pavlefshëm

Në seancën e sotme Qeveria e miratoi zgjidhjen e propozuar ligjore të Ministrisë së Drejtësisë me të cilën vendimet nga lustrimi dhe pasojat juridike do të bëhen të pavlefshme.

Marketing

Bëhet fjalë për propozim-ligjin për shpallje të pavlefshmërisë dhe shkatërrim i akteve juridike, veprime, masa dhe pasoja juridike nga procedurat për lustrim.

“Me këtë ligj rregullohet një padrejtësi shumëvjeçare drejt personave, që kanë qenë viktima të procedurave para Komisionit për verifikim të fakteve dhe organeve tjera kompetente, për të cilat opinioni ka qenë i njoftuar edhe përmes rasteve të lustrimeve të porositura, të përmendura në bisedat e publikuara telefonike. Në bazë të këtij ligji, të gjitha aktet juridike në tërësi bëhen të pavlefshme, veprimet dhe masat e miratuara, gjëgjësisht të ndërmarra nga Komisioni për verifikimin e fakteve dhe nga organet tjera kompetente. Në të njejtën kohë, me këtë ligj të gjitha pasojat juridike që kanë dalë nga aktet juridike, bëhen të pavlefshme”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Personat e dëmtuar nga aktet e miratuara dhe nga vendimet e Komisionit për verifikimin e fakteve dhe autoriteteve të tjera kompetente ose trashëgimtarët e tyre, nëse ata kanë vdekur, kanë të drejtë në kompensim duke ngritur padi përpara gjykatës kompetente kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me dispozitat e Ligjit për detyrimet, brenda 60 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji.

Marketing