Lutja e një nëne: Dua një shtëpi, kam vajzën me aftësi të kufizuara, më ndihmoni!

Tërmeti ka tronditur më së shumti ato familje të cilat edhe përpara 26 nëntorit, kanë jetuar këmbëkryq me varfërinë dhe fatkeqësitë.

Marketing

E tillë është historia e Pashkë Prekës nga Kurbini, e cila, fle në çadër me tre fëmijë jetimë. Më e madhja, Ela, është me aftësi të kufizuara dhe familja ka vështirësi të menaxhojë veprimet e saj.

Jemi në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Kjo është shtëpia dhe Pashkë Prekës.

Tërmeti në familjen e saj nuk ka nisur me lëkundjet sizmike. ….

Përpara 15 vjetësh, Pashka nga Dukagjini, pranoi kërkesën e një burri 75 vjecar, për tu martuar me të.

I shoqi, kishte ende në shtëpi gruan e parë, me të cilën nuk kishte pasur mundësi të kishte një fëmijë.

Martesa me Pashkën i dha atij tre fëmijë. Gjonin, të vogëlin, e lindi kur ishte 77 vjec. Më pas ai vdiq 83 vjec së bashku me gruan e parë, duke i lënë Pashkës një barrë të rëndë.

Më e rëndë se tërmeti dhe varfëria, është fëmija e tyre e parë. Ela, e cila erdhi në jetë kur Pashka ishte 36 vjec dhe i shoqi, 75.

Ela nuk është strehuar në ndonjë qendër të kujdesit mendor, dhe luhatjet e humorit të saj, e vendosin në vështirësi familjen.

Jeta e saj ka qenë përherë e vështirë, qysh kur ka ardhur nuse në këtë shtëpi. Tërmeti i ka lënë jashtë.

Pashka, do vetëm një strehë të sigurt, raporton abc.

Dy fëmijët e tjerë premtojnë se do të rrisin rezultatet në mësime, që të mund të përfitojnë bursa studimi për të ardhmen, ndërsa Pashka, ngel me sytë në horizont, se mos dikush do t’i zgjasë dorën.

Marketing