LVV dhe LDK ende pa marrëveshje për Qeverinë, takohen sërish nesër

Pas një takimi që zgjati gati tri orë mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, këto dy parti kanë bërë të ditur që takimi i radhës do të jetë nesër.

Marketing

Avdullah Hoti nga LDK tha se janë dakorduar që të vazhdojnë takimet me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa Glauk Konjufca i LVV-së, tha se pasi kanë parë avancim të raporteve, do të vazhdojnë me takime.

Ai shprehu shqetësimin edhe me ndërrimin e datës për seancës konstituive të Kuvendit nga presidenti Thaçi. Konjufca tha se janë të pakënaqur, sepse siç tha Presidenti, nuk ka treguar se me kë ka biseduar për këtë ndryshim të datës.

“Ne kemi dyshimet tona se pse është ndërruar kjo ditë”, tha ai.

Ai u zotua se brenda këtyre dy javëve do të përfundojë marrëveshja me LDK-në, raporton KosovaPress.

Marketing