Lyoni befason Man Cityn me supergol

Lyoni ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Manchester Cityt , e cila po zhvillohet për momentin në Lisbonë, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Në minutën e 24-t të ndeshjes, Lyoni befasoi skuadrën e Pep Guardiolës, duke kaluar në epërsi falë golit të shënuar nga Maxwel Cornet, transmeton Gazeta Express.

Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në gjysmëfinale me Bayern Munichun, që e mposhti Barcelonën me rezultat 8:2 në çerekfinalen tjetër.

 

Marketing